Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Me drogë në makinë, shqiptari në Itali tenton t’i ikë policisë, por përplaset me shtyllën

Lajme të ngjashëm

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ka tentuar t’i ikë policisë, ndërsa në makinë kishte lëndë narkotike.

Bëhet me dije se shqiptari 46 vjeç është arrestuar në Casalbarbato di Fontanellato. Policia i ka bërë me shenjë të ndalonte, por shqiptari ka tentuar të largohet, teksa ka hehdur nga dritare një qese.

Pas pak minutash për shkak të shpejtësisë së tepërt, mjeti pranë një kthese ka dalë nga rruga, duke rrëzuar një shtyllë dhe më pas është përmbysur. Pavarësisht aksidentit, 46-vjeçari ka dalë nga mjeti, ka tentuar të largohet me vrap, por është arrestuar.

Kontrolli i mëpasshëm i rrugës bëri të mundur gjetjen e qeses së  hedhur që përmbante një peshore precize dhe një gur kokaine me peshë 30 gram.

Më shumë