Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

“Më dridhej babai në sy”, denoncimi i fortë i kandidatit të PD: E kishin bërë të betohej për kokë të fëmijëve, në Mat janë shpenzuar 3 milionë euro për të blerë vota

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Kreshnik Çollaku, ka bërë bnjë denoncim të fortë për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha në një intervistë në Fax News se babanë e tij e kishin detyruar të betohej se do të votonte Partinë Socialiste, teksa tha se i ati dridhej se nuk kishte çfarë të bënte.

Çollaku u shpreh se në zonën e Matit Partia Socialiste ka shpenzuar 3 milionë euro për të blerë vota.

“Në Mat janë harxhuar tre milionë euro për të blerë vota. Më dridhej babai në sy. E kishin bërë të betohej për kokë të fëmijëve. Më thoshte Kreshnik nuk kam çfarë të bëj. I thashë mos e prish benë për fëmijën tënd, mua më mjafton zemra jote. Nuk është rasti i vetëm. Mjekë me bluza të bardha detyroheshin të betoheshin për familjet e tyre që do t’i votonin.

Po tentojnë të mbajnë pushtetin me këto forma që nuk kanë të bëjnë aspak me politikën. Këto jqë ju thashë janë shumë të vërteta. Kjo histori nuk ndalet këtu, ia kam premtuar atij babai dhe po ua premtoj të gjithëve.

Provat dhe dëshmitë janë të pafundme nga terreni dhe gjithandej. Këto do të jenë objekti i hetimit. Nuk ka vend për optimizëm të shtuar. Ne nuk do të dorëzohemi, jemi të fortë, jemi në këmbë. Ne kemi humbur betejën por jemi në këmbë për të fituar luftën. Ndryshe vendi do të shkojë drejt një regjimi. Denoncimet nuk kanë fund në këtë poces zgjedhor.

Në Mat kandidoja unë jetoj me rrogën time. Përballë kisha një makineri shtetërore që harxhonte 3 milionë euro për vota. Ishte kollaj dhe për ne që të bënim marrëveshje me flukse financiare e krim të organizuar. Por ne e refuzojmë këtë model. Do të vazhdojmë të bëjmë betejën tonë të pastër”, tha Çollaku.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img