Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Me dosje, karrige e kompjutera…zyrtarët e FRD lirojnë zyrat e bashkisë, në mars u mbrojtën “dhunshëm” nga Presidenti Meta (SITUATA)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjithë ajo luftë për asgjë. Sot, Sali Shehu dhe Fryma e Re Demokratike, nëpërmjet procesverbaleve të rregullta, kanë dorëzuar zyrat për bashkinë e Tiranës në godinën e ish-selisë së PD, raporton newsbomb.al.

Asnjë rezistencë. Punonjësit bashkiakë dhe punonjësit e FRD, së bashku me policinë bashkiake, kanë bërë të mundur lirimin e ambienteve për të cilat, para zgjedhjeve, u bë një sherr I madh, në të cilin u përfshi edhe presidenti I Republikës Ilir Meta.

Nga fotot që disponon newsbomb.al, janë policët bashkiakë të vendosur në hyrje të godinës, ndërsa brenda, personel I bashkisë dhe FRD janë duke marrë edhe dosjet, karriget e kompjuterat e fundit.

Në 12 mars 2021, videot e presidentit dhe Sali Shehut duke u konfrontuar me punonjësit e policisë bashkiake u bënë virale në të gjithë median. Ishte koha kur Bashkia kishte dërguar shkresën për lirimin e zyrave, por që kjo procedurë nuk ndodhi pasi hasi në rezistencën e presidentit dhe zyrtarëve të partisë.

“Përjashta, të gjithë, maskarenj” dëgjoheshin të bërtiturat e Presidentit të Republikës në një situatë të paprecedentë, që degjeneroi në sharje, fyerje e nxjerrje përdhunshëm të punonëjsve bashkiakë nga zyrat e FRD, raporton newsbomb.al.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img