Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Me dokumente të falsifikuara, arrestohet shqiptari në Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashëm

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Maqedonisë së Veriut.

Bëhet me dije se është arrestuar shtetasi L.M., 53 vjeç në stacionin policor të Dellçevës. Gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se dokumenti i udhëtimit që ka paraqitur ishte i falsifikuar.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në mjetin me të cilin transportohej, u gjet një kartë identiteti italiane e falsifikuar dhe një patentë shoferi italian në emër të tij, si dhe një kartë identiteti origjinale e një personi nga Italia.

Me të në komisariat është zhvilluar një bisedë zyrtare, gjatë së cilës ai ka pranuar se dokumentet ishin të falsifikuara dhe se i kishte marrë nga një person nga Shqipëria kundrejt një shume të caktuar parash.


Më shumë