Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
39 %
5.1kmh
0 %
Enj
17 °
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

‘Më dhunoi dhe detyroi të kryeja marrëdhënie me të’, Rrëfimi tronditës i 15-vjeçares: Edhe vajza të tjera janë abuzuar seksualisht

spot_img

Lajme të ngjashëm

2e922c1501e75492e7aa90e37518461c

Detaje të rënda vijojnë të zbardhen nga abuzimi seksual i 15 vjeçares në Kamëz nga 65-vjeçari Abaz Doku dhe tre persona të tjerë.

Këtë herë ka folur vetë e mitura, e cila ka treguar për Gazetën ‘Si’ edhe emra të tjerë vajzash dhe bashkëmoshataresh që dyshohet se janë përdhunuar nga roja i shkollës.

15-vjeçarja ka thënë se kur iu kishte treguar shoqeve se 65-vjeçari e kishte përdhunuar dy prej tyre i kanë treguar “po na ka çuar edhe neve tek ajo shtëpia”.

Ndërsa ëma e vajzës i tha policisë se gjithçka u kuptua gjatë karantinës.

“Ne i kërkuam llogari për vonesën dhe kur i bërtitëm ajo qau. Ime bijë më tha se Abaz Doga e ndiqte me biçikletë”, tha nëna e të miturës.

“Ai më ka abuzuar që në klasën e nëntë, më ka bërë presion dhe më kërcënon me video, ai i shkroi muret e lagjes”, I ka thënë vajza të ëmës, e cila menjëherë pas këtij rrëfimi e ka marrë të bijën dhe është nisur për në polici.

Vajza në rrëfimin e saj ka thënë se kur isha në klasën e nëntë, Abazi sa herë e shikonte vetëm i thoshte se të kam parë më një djalë të lagjes. Abazi e ka kërcënuar vajzën se nëse nuk shkonte te toka e tij do t’i postonte fotot dhe do t’ja tregonte të gjithë lagjes.

“Ishte prill 2019, për shkak se më kanosi dhe dhunoi u detyrova të kryejë mardhënie me të. Kjo gjë ndodhi në një shtëpi të pabanuar që i përket vëllait të Abaz Dogës. Ishte ora 18.30. me sa dija unë kjo tokë ishte e vëllait të Abazit. Abazi më tërhoqi nga dora, më futi në një dhomë, ku gjendeshin dy komodina dhe një komo e madhe. Ishte hera e parë që kryeja marrëdhënie me një person”, shton nxënësja e cila në atë kohë ishte 14 vjeçe.

Vajza ka treguar se për rreth dy muaj nuk kishte shkuar më ta takonte dhe ai kishte filluar ta shantazhonte se nëse nuk e takonte do t’i shkruante emrin nëpër pallatet e Babrroit. Siç shtojnë burime të policisë së Kamzës, duke qenë se kallëzuesja nuk kishte pranuar që të shkonte ta takonte ai kishte filluar ti shkrunte emrin kudo.

“Ishte data 12 prill 2019, kur roja më shkroi emrin nëpër pallate dhe për këtë fakt qava gjithë ditën. Prindërit nuk më lanë të dilja nga shtëpia. Kur shkova në shkollë, ky shtetas që ishte edhe roja e shkollës ku unë bëja mësim, nuk më linte rehat, por sa më shikonte vetëm më thoshte, Hajde tek toka. U ndjeva e detyruar dhe shkova, edhe këtë herë rreth orës 18.30 tek toka dhe tek shtëpia që përmenda më lart” ka rrëfyer 15 vjeçarja.

15 vjeçarja ka treguar se kur kryente marrëdhënie seksuale ai i kishte bërë edhe video dhe më pas u shpërnda nga roja te një djalë me origjinë nga Laçi, i moshës 19 vjeç me inicialet K.P.

Policia ka dyshime se edhe një vajzë e tretë është abuzuar nga roja i shkollës, në referim të dëshmisë së 15-vjeçares që ka rrëfyer se diçka e tillë u ka ndodhur edhe dy shoqeve të saj.

“Shoqja ime e cila jeton jashtë vendit më tregoi se edhe ajo kishte shkuar tek shtëpia e vëllait të Abaz Dogës dhe kishte kryer marrëdhënie me të”.

Ndërsa Abazi ka shtuar: “Kam rreth 18 vite roje në shkollë, në shkollën ku mëson edhe S. Në klasën e tetë ajo kishte të dashur një bashkëmoshatar. Pashë që ajo shkonte shpesh me këtë djalë tek ferrat. I shikoja që rrinin tek ferrat. Kur ishte në klasën e nëntë, e mora tek shtëpia e vëllait. Herën e parë nuk kreva marrëdhënie me të. Kur ajo kreu marrëdhënie me R, dhe K dhe një tjetër që nuk e njoh me emër, atëherë në mars 2019 e mora me dëshirën e saj dhe kreva marrëdhënie me të. Kur kreva marrëdhënie nuk isha i pari. Në ditët në vazhdim kreva shumë herë marrëdhënie me dëshirën e saj. Gjatë kohës që kreva marrëdhënie bëra edhe video me telefonin tim”.

Kurse të dyshuarit e tjerë janë mbrojtur duke thënë se kishin kryer marrëdhënie me dëshirën e 15-vjeçares dhe se videon ia kishin bërë fare rastësisht.

Më shumë

spot_img