Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me dhimbje në gju dhe vështirësi në lëvizje, ja si mjekët realizuan me sukses operacionin dhe  mundësuan që 68 vjeçarja të ecë sërish

Shkruar nga Newsbomb
Operacioni i 68 vjecares

Ekipi i mjekëve ortopedë ne spitalin Hygeia realizon me sukses ndërhyrjen e artroplastisë së gjurit

Pacientja e moshës 68 vjecare paraqitet në spitalin Hygeia, pasi ankonte për dhimbje & për pasojë vështirësi në lëvizjen e gjurit (artikulacionit të majtë) si rezultat i dëmtimit të këtij artikulacioni.

Pas 5(pesë) vitesh trajtimi të pasukseshëm nëpërmjet fizioterapisë kombinuar me trajtimin medikamentoz me ushqyes të kërcit, pacientes i rekomandohet kryerja e ndërhyrjes kirurgjikale e artroplastisë(protezës) së gjurit si mënyra e vetme e trajtimit të problemit.

Ky dëmtim mund të shfaqet si rezultat i pranisë së patologjisë së osteoartritit si edhe në rastet e traumave të mundshme.

Mjekët ortopedë të spitalit Hygeia realizuan me sukses ndërhyrjen dhe sajë profesionalizmit & eksperiencës së këtij stafi si dhe teknologjisë mjekësore që ky spital disponon, pacientja ka arritur të ecë qysh ditën e parë pas ndërhyrjes.

➖Qëllimi i kësaj ndërhyrje është eleminimi definitiv i dhimbjeve & për pasojë pacientja mund të ndërpresë menjëherë më pas edhe trajtimin medikamentoz.

➖Në një kohë relativisht të shkurtër, pra pas 4-6 javësh pacientja mund t’i rikthehet përsëri aktiviteve të përditshme si normalisht.

Tashmë pacientët që kanë probleme me sëmundshmërinë reumatizmale, artroskopitë e supit, të gjurit e të legenit mund t’u nënshtrohen ndërhyrjeve apo trajtimeve kirurgjikale, të cilat përmirësojnë ndjeshëm jetën e tyre të përditshme.

Teknikat moderne diagnostikuese dhe teraupetike në shërbim të këtyre ndërhyrjeve ortopedike sigurojnë një rezultat sa më të mirë të mundshëm. Këto lloj ndërhyrjesh e përmirësojnë në maksimum cilësinë e jetës së njeriut, ndërsa suksesi është i garantuar. Nuk ka arsye njerëzit të ngurojnë të bëjnë ndërhyrje në gju apo legen.

Ndërhyrjet ortopedike aplikohen kryesisht tek pacientët që kanë pësuar trauma automobilistike apo në vendin e punës dhe veçanërisht tek ata që merren me aktivitet fizik dhe janë më të ekspozuar ndaj problemeve që mund të shkaktohen në nyjet e trupit si në gju, supe, legen apo duar.

Në Departamentin e Ortopedisë Hygeia, sajë profesionalizmit të ekipit të mjekëve kirurgë ortopedë të kualifikuar dhe me eksperiencë, nëpërmjet aplikimit të teknikave inovative si dhe sajë aparaturave bashkëkohore që ky Spital disponon, trajtohen me sukses të gjitha llojet e patologjive ortopedike, si për të rritur ashtu dhe për moshat pediatrike të tilla si:

✔ Frakturat e të gjitha llojeve:

➡Fiksime të frakturave të eshtrave të gjata nëpërmjet shtifteve intramedulare

➡Trajtime të traumave me teknologji të avancuar si psh:

➡Kirugjinë e gjurit :

➖Trajtime bashkëkohore të menisqeve nëpërmjet qepjes, apo zëvëndësime protetike të tyre (në rast se nevojitet)

➖Trajtime bashkëkohore në dëmtimet e ligamenteve të gjurit

➖Riinserim i LCA-së, si teknika më innovative për riparimin e tij

➖Ligamentoplastika nëpërmjet teknikës Anatomical Repair

➡Për kirurgjinë e supit:

➖Riparime endoskopike të tendinave të manshetës rotatore dhe fiksime të tyre me teknika të

avancuara Double Roë (me dy rradhë)

➡Endoprotezime të këllkut (coxaefemoral) me protezat më cilësore në rang botëror (Smith & Nepheë –

R3, Zirkonium, Polarstem) si dhe ato të gjurit (Genesis 2)

✔ Tumoret muskuloskeletale

✔ Kirurgjitë korrigjuese të këmbës dhe mikrokirurgjitë e dorës.

Për më tepër informacion apo për të rezervuar takimin tuaj me mjekët ortopedë të Spitalit Hygeia Tiranë kontaktoni: 04 23 90 000.

101845496_2928047287310152_5848683668221984768_o.jpg102927652_2928047473976800_8668067387213348864_o.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.