Hapësire reklamuese

Politikë

"Më dhe një përqafim e dorëzove shpirtin", ish-deputeti i PS njofton vdekjen e nënës

Shkruar nga Newsbomb

Alket Hyseni, ish-deputet dhe zyrtar i lartë i Partisë Socialiste, përmes një mesazhi të trishtë njofton ndarjen nga jeta të nënës së tij. Ai thotë se pavarësisht betejës me sëmundjen e rëndë, nëna Hanko Hyseni ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të enjte.

"Ma çave zemrën e ma dërrmove shpirtin që ike o nëna ime e shtrenjtë. Ti trupi i vogel por nje grua e madhe, luftove fort, si veç ti di të bësh beteja. Së bashku me Babin dhe Albanën menduam që do e mundnim edhe këtë të keqe, por s’ja dolëm dot nënoke, s’ja dolëm dot…", shkruan ai.

Me dhimbjes së pamasë për ikjen nga kjo botë të njeriut më të shtrenjtë, Alket Hyseni tregon dhe takimin e fundit me nënën. Ai u shpreh mirënjohjen dhe mjekëve, për të cilët thotë se prej tre vitesh u janë gjendur gjithmonë pranë në betejën me sëmundjen e rëndë.

[caption id="attachment_789968" align="alignnone" width="777"]Hanko Hyseni, nena e ndjere e ish-deputetit, Alket Hyseni Hanko Hyseni, nena e ndjere e ish-deputetit, Alket Hyseni[/caption]

"Më dhe një përqafim të fundit dhe shpirtin ja dorëzove qiejve për të mbetur pengu më i madh dhe kujtimi më i ngrohtë e i pazëvendësueshëm i jetës sime. Një mirënjohje s'mund të mungojë për miqtë, mjekët dhe infermierët, që prej tre vitesh na janë gjendur pranë në këtë betejë", vijon ai.

Familja Hyseni njofton se Hanko Hyseni është ndarë nga jeta pak pas mesditës së kësaj të enjte, datë 22 Shkurt dhe pritjet do të nisin pasditen e sotme, në orën 18.00, pranë “Alba 2000”, Rruga e Dibrës (pranë Medresesë), dhe nesër ajo do të përcillet për në banesën e fundit në Tufinë.

Mesazhi i ish-deputetit Alket Hyseni:

Ma çave zemrën e ma dërrmove shpirtin që ike o nëna ime e shtrenjtë. Ti trupi i vogel por nje grua e madhe, luftove fort, si veç ti di të bësh beteja. Së bashku me Babin dhe Albanën menduam që do e mundnim edhe këtë të keqe, por s’ja dolëm dot nënoke, s’ja dolëm dot…

Më dhe një përqafim të fundit dhe shpirtin ja dorëzove qiejve për të mbetur pengu më i madh dhe kujtimi më i ngrohtë e i pazëvendësueshëm i jetës sime. Një mirënjohje s'mund të mungojë për miqtë, mjekët dhe infermierët, që prej tre vitesh na janë gjendur pranë në këtë betejë!

Të dashur miq,

Më 22 Shkurt, në orën 14:25 ndërroi jetë Hanko Sadik Hyseni (Ahmetaj), nëna jonë e dashur. Ceremonitë përcjellëse fillojnë sot në orën 18:00 pranë “Alba 2000”, Rruga e Dibrës (pranë Medresesë), për ti dhënë lamtumirën e fundit në orën 12:00, ditën e Premte, datë 23 Shkurt në Tufinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese