Hapësire reklamuese

Rajoni

Me destinacion Greqinë, kapet kamioni shqiptar në Maqedoninë e Veriut me 50 kg marijuana, si tentoi 40-vjeçari të korruptonte policët (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Me destinacion Greqinë, kapet kamioni shqiptar në Maqedoninë e

Në Maqedoninë e Veriut sot është kapur një kamion mallrash me targa shqiptare me drogë.

Mediat maqedonase bëjnë me dije se në kamion është gjetur 50 kg marijuanë, që kap vlerën e 200.000 euro.

Mësohet se kamioni kishte destinacion Greqinë, por është kapur në Maqedoni. Shoferi ka tentuar t’u jap rryshfet efektivëve që mos kontrollonin kamionin, por policia ka ushtruar kontroll dhe gjeti dorgën.

Policia njofton se ka arrestuar shoferin, një shtetas shqiptar me inicialet B.J., rreth 40 vjeç.

“Është ndaluar një makinë mallrash “MAN” me targa të Shqipërisë, e që drejtohej nga B.J. (40) nga Republika e Shqipërisë. Shtetasi shqiptar i ka ofruar para policëve për të mos kryer kontrolle. Policia ka kryer kontrolle, pas çka janë gjetur dy qese ku janë futur 50 pako me marijuhanë  peshë të përgjithshme prej 50 kilogramëve. Vlera e drogës kap vlerën e 200.000 eurove. Shoferi është privuar nga liria”, thonë mes tjerash policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.