Hapësire reklamuese

Politikë

Me dekretet në dorë, Edi Rama dhe ministrat dalin nga Presidenca dhe i drejtohen në këmbë Kryeministrisë: Nuk ka foto zyrtare me Metën!

Shkruar nga Newsbomb

Me dekretet në dorë dhe duke u larguar në këmbë nga Presidenca. Qeveria "Rama 3" është betuar sot në zyrën e Presidentit Ilir Meta. Ceremonia ka zgjatur vetëm disa minuta dhe Rama me kabinetin janë larguar.

Megjithëse, mbërritën me makina në selinë e Ilir Metës, kryeministri dhe kabineti i tij u larguan në këmbë. Ata zgjodhën bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe rrugës u përshëndetën dhe me qytetarët e zakonshëm që kalonin në trotuar.

Nga semafori përballë Kryeministrisë, ministrat dhe Rama shkruan në selinë e këtij të fundit. Duke qenë se nuk pati një foto zyrtare nga ceremonia me Ilir Metën, kabineti "Rama 3" pozoi para Kryeministrisë dhe më pas u futën në godinë.

Sipas raportimeve, nën drejtimin e Edi Ramës sot do të mbahet mbledhja e parë e Qeverisë së re.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu