Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Me debate të forta, KAS pranon kërkesën e PD-së për depozitimin e 100 kërkesave, i thotë “JO” 19 kërkesave për prova shtesë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka përfunduar mbledhja e radhës së KAS për shqyrtimin e anikimeve të PD dhe LSI për Qarkun e Durrësit, gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Gjatë kësaj mbledhje, duke iu referuar pajisjes së identifikimit elektronik PEI, u vërtetua, se 4 persona kanë vendosur shenjën e gishtin në më shumë se një herë në këtë qark.

KAS ka pranuar kërkesën e Partisë Demokrtike për depozitimin si provë të 100 kërkesave të dërguara në 100 institucione në lidhje me pretendimet e manipulimeve zgjedhore në Durrës. Ndërkohë KAS nuk ka pranuar kërkesën e PD-së për 19 prova të reja sa i përket qarkut të Durrësit.

Marash Logu: Nga kryqëzimi i pajisjeve elektronike PEI, shohim 4 raste të cilat ata kanë votuar në 8 qendra votimi të ndryshme. Kjo krijon dyshimin e arsyeshëm që këto persona kanë votuar 71 herë. 

Bele: Në Durrës ka pasur mosfunksionim të pajisjes. Nga 300 emra që pretendonte PD kanë shkuar në 146. Kjo kërkesë është rrëzuar më herët.

Marash Logu: Ne depozitojmë prova të reja dhe na lind e drejta të administrohen 19 provat e mëparshme.

Bele: KAS, duke qenë se kemi pasur një rast të ngjashëm, me shumicë, vendosëm të konfirmojmë të njëjtën qëndrim, KAS nuk pranon që t’i drejtohet institucioneve për prova të PD, ky është një vendim i ndërmjetëm që do të arsyetohet bashkë me veprimin përfundimtar. Në këto kushte, duke qenë se shqyrtimi administrativ i ka shqyrtuar fazat e tij. KAS do të tërhiqet për vendim, për këtë pjesë.

Më shumë

spot_img
spot_img