Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Me çantë në krah, ish-ministri Ilir Beqaj shkon në SPAK për koncesionin e sterilizimit (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri socialist i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka mbërritur pak momente më parë në ambientet e Prokurorisë Speciale SPAK. Ai do të merret në pyetje për koncesionin e shumëpërfolur të sterilizimit, pas hetimeve që kanë nisur vite më parë.

Siç shihet dhe nga foto, Beqaj është shfaqur paraditen e kësaj të hëne në SPAK, me një çantë të zezë në krah. Hetimet janë drejt fundit dhe pritet që në ditët në vazhdim SPAK të komunikojë përfundimin e tyre dhe personat që do të merren si të pandehur. 

Dosja në fjalë ishte dhe rasti i parë që u dërgua zyrtarisht në Prokurorinë Speciale, menjëherë pas krijimit të saj, shkruan newsbomb.al.  Nisma Thurje kallëzoi në dhjetor 2019 se koncesioni i sterilizimit ishte një aferë e dyshimtë korruptive.

Më parë është marrë në pyetje dhe mjeku orolog Artan Koni, si person që ka dijeni për këtë çështje. Ai është pjesë e grupit që dorëzoi padinë në SPAK dhe dy vite më parë, në 2020, ka thënë se kishte ndihmuar prokurorët me detaje sesi bëhej llogaritja në fushën e mjekësisë.

Prokuroria Speciale ka marrë në pyetje dhe Saimir Kadiun. Ai ka qenë anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për këtë koncesion që kishte vlerën e 100 milionë dollarëve. Po ashtu, në SPAK ka dëshmuar dhe ish-zv.ministri Rjepaj, për të paktën dy herë.


Ministria e Shëndetësisë lidhi më 10 dhjetor 2015 një kontratë koncesionare për 100 milionë dollarë me kompaninë “Sani Service” L51910021C “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”.

Konkurrentë të tjerë në garë kundërshtuan procesin, duke u shprehur se oferta e konsorciumit fitues kishte qenë përtej fondit limit, shkruan newsbomb.al.

Drejtuesi i kompanisë fituese të themeluar në Prishtinë është Ilir Rrapaj, i cili ka drejtuar një firmë të vogël ndërtimesh në Umbria të Italisë. Ai është pjesë e konsorciumit, që përfshin “Investal LLC”, “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. “Investal LLC”.

Më shumë




spot_img








spot_img