Kjo e dielë e ka gjetur Presidentin Ilir Meta në Piqeras, teksa ai vetë ka postuar edhe disa foto nga vizita në fshatin bregdetar.
“Nga Piqerasi largohesh vetëm me një dëshirë, për t’u rikthyer sa më pare”, shkruan Meta krahas fotove, teksa në njërën prej tyre mban veshur edhe fanellën e Celtic-ut, ekipit skocez me të cilin është tifoz.
Kujtojmë se Presidenti Meta u shkarkua nga Parlamenti me 104 vota pro, por do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të marrë vendimin përfundimtar.
Me bluzen e Celtic-ut veshur, e diela e gjen Presidentin Meta në Piqeras
