Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Me Benz në rrugët e Tiranës, 22 vjeçari ndalohet nga Rrugorja nën efektin e drogës

Shkruar nga Newsbomb
Me Benz në rrugët e Tiranës, 22 vjeçari ndalohet nga

Një shofer 22 vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës, pasi është ndaluar teksa drejtonte mjetin nën efektin e drogës.

Në kuadër të planit të shtuar të masave, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë ndaluar mjetin tip Mercedes Benz dhe kanë testuar me aparatin AquilaScan. I riu me inicialet R.B ka rezultuar nën ndikimin e drogës dhe është prangosur.

Përfshirë këtë rast, shkon në shtatë numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, që nga janari i këtij viti.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll