Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Me barkun e fryrë dhe celulit, pozat pa ‘Photoshop’ të Selena Gomez po bëjnë “namin” në rrjete sociale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Selena Gomez mesa duket po bëhet influencuesja e parë në botë që “respekton” ligjin e Norvegjisë, ose ndoshta ka zgjedhur vetë që të publikojë foto pa asnjë pikë “photoshopi”.

LEXO EDHE: Norvegjia miraton ligjin, influencuesit duhet të tregojnë kur përdorin “Photoshop”

Ajo ka bashkëpunuar me një markë të rrobave të plazhit dhe ka pozuar me bikini, duke i lënë të gjithë “gojëhapur”. Këngëtarja gjithnjë ka mbështetur vajzat që të mos kenë komplekse për format e tyre trupore.

Së fundmi ajo ka pozuar me bikini ngjyrë vjollcë me printe portokalli, pa përdorur fotoshop për të sheshuar barkun apo rrumbullakosur format, shkruan “Page Six”.

Selena modeloi për këtë koleksion të rrobave të banjës të prodhuara nga mikesha e saj Theresa Mingus dhe partneri i saj i biznesit Morgan Brutocao për kompaninë e tyre, “La ’Mariette”.

Gomez gjithashtu i postoi fotot me rroba banje në llogarinë e saj zyrtare në Instagram dhe shkroi: Ajo që dua në lidhje me këtë markë është se promovon gratë që i duan trupat e tyre pa kushte duke i dhënë vetes madhështinë e merituar. Shpresoj ta doni aq shumë sa unë!

Më shumë

spot_img
spot_img