Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
2.6kmh
75 %
Sht
27 °
Die
22 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
25 °
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Me “Audi” dhe “Citroen” shpërndanin drogë në Fier, arrestohen 4 të rinjtë, sekuestrohet droga (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Në pranga  kanë rënë shtetasit Gersi Zika, 34 vjeç, banues në Tiranë; Arsen Mera (Bajramaj), 29 vjeç, banues në Ballsh; Jozo Kozmaj, 25 vjeç, banues në Topojë, Fier; Axhelo Doçia, 23 vjeç, banues në Topojë, Fier.

Gjatë operacionit, në Bypass-in e Fierit, u kapën në kushtet e flagrancës, me automjetet tip “Audi” dhe “Citroen”, 4 shtetas të cilët posedonin lëndë narkotike cannabis sativa që e kishin bërë gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjetet dhe 5 aparate celularë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Seman”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Njësia Operacionale e DVP Fier.

Sekuestrohen 4 kg lëndë narkotike cannabis sativa, vihen në pranga 4 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Njësia Operacionale e DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Seman”.

Gjatë operacionit, në Bypass-in e Fierit, u kapën në kushtet e flagrancës, me automjetet tip “Audi” dhe “Citroen”, 4 shtetas të cilët posedonin lëndë narkotike cannabis sativa që e kishin bërë gati për shitje.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, shtetasit:

G. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë;

A. M. (😎., 29 vjeç, banues në Ballsh;

J. K., 25 vjeç, banues në Topojë, Fier;

A. D., 23 vjeç, banues në Topojë, Fier.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjetet dhe 5 aparate celularë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img