Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Me armë zjarri në restorant gati për qitje, arrestohet 47 vjeçari në Shkodër (EMRI)

Lajme të ngjashëm

Një 47 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi mbante armë zjarri teksa ndodhej në një lokal.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Luan shpingari, i cili sapo ka parë punonjësit e Policisë, ka tentuar që të largohet por nuk e ka arritur këtë. Gjatë kontrollit në restoranet, blutë e Shkodrës sekuestruan armë ezjarrit që 47 vjeçari mbante me vete.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Mbante armë zjarri në restorant, me fishek në fole, gati për qitje, tentoi të largohej kur pa shërbimet e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që mbahej pa leje nga 47-vjeçari me precedent kriminal në fushën e krimit të organizuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që qarkullonte me armë, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë kontrolleve, në një restorant, në vendin e quajtur “Sarreç”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin L. Sh. që mbante një armë, i cili kur ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe vënë në pranga menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve shtetasi L. Sh., 47 vjeç u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë