Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Mër
11 °
Enj
14 °
Pre
16 °
Sht
14 °
Die
16 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Me armë zjarri në makinë, policia arreston dy persona në Tiranë: Sekuestrohen 2 pistoleta dhe 7 celularë

Lajme të ngjashëm

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi janë duke qarkulluar me makinë, ku kishin armë zjarri me vete.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Redi Hoxha, 36 vjeç dhe Alban Begaja, 42 vjeç.

Në afërsi të rrethit të Selitës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues Hoxhën dhe pasagjer 42-vjeçarin. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 aparate celulare.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Finalizohet, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Selita”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Vihen në pranga 2 shtetas që qarkullonin me 2 armë zjarri pistoleta, në automjet.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethit të Selitës, në një automjet, qarkullonin persona të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Selita”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit R. H., 36 vjeç dhe A. B., 42 vjeç.

Në afërsi të rrethit të Selitës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin R. H. dhe pasagjer shtetasin A. B.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë