Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me armë zjarri në "Benz", bënin xhiro rreth plazhit, arrestohen tre persona në Durrës (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Me armë zjarri në "Benz", bënin xhiro rreth plazhit,

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona, pasi qarkullonin në automjet me armë zjarri me vete.

Në pranga janë vënë shtetasit: Edmond Xhafa, 32 vjeç, Erjon Dosku, 26 vjeç dhe Ilir Disha, 48 vjeç, të cilët jan kapur me armë zjarri dhe kallashnikov me vete, teksa po lëviznin me mjetin tip "Benz", në lagjen nr.13, në zonën e plazhit.

Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Policia e Durrësit godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera kryesisht në zonën e plazhit për rritjen e parametrave të sigurisë, Policia ka arrestuar 3 shtetas të cilët qarkullonin në automjet me armë zjarri me vete.

Sekuestrohen 2 armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, kryesisht në zonën e Plazhit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Durrës, kanë ndaluar për kontroll një mjet tip "Benz", në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit E. Xh., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç dhe I. D., 48 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll