Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Me armë zjarri me vete në Jalë, arrestohet 30-vjeçari nga Tirana (EMRI-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Me armë zjarri me vete në Jalë, arrestohet 30-vjeçari nga

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Himarë, pasi akuzohet se qarkullonte me armë më vete.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Martin Koxha, 30 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në zonën e plazhit, në vendin e quajtur “Kampingu Jalë", duke qarkulluar si pasagjer në një automjet. Gjatë kontrollit në çantën e dorës shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë evidentojnë dhe godasin një rast të armëmbajtjes pa leje në zonën e plazhit.

Qarkullonte me armë zjarri me vete në zonën e plazhit në Jalë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale gjatë sezonit turistik, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë identifikuar, kapur  dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. K., 30 vjeç, banues në Tiranë. 

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në zonën e plazhit, në vendin e quajtur “Kampingu Jalë, duke qarkulluar si pasagjer në një automjet. Gjatë kontrollit në çantën e dorës të shtetasit M. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. K., për veprën penale "Armëmbajtje pa leje".

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll