Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Mër
26 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
E mërkurë, 18 Maj, 2022
spot_img

Me armë në “Range Rover”, arrestohen dy të rinjtë në Lezhë, të dënuar më parë për trafikim droge

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi qarkullonin me armë me vete.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Astrit Shekaj, 37 vjeç dhe Armando Vulaj,27  vjeç, banues në Malësi të Madhe, të dy të dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Range Rover”, me drejtues Astrit Shekaj dhe pasagjer 27-vjeçarin, në bagazhin e këtij automjeti është gjetur një armë zjarri automatik me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov,  municion luftarak, 1 automjet dhe 2 aparate celularë.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për parandalimin e ngjarjeve kriminale në ditët festive dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”

Qarkullonin me armë zjarri kallashnikov në automjet, vihen në pranga drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit.

Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov,  municion luftarak, 1 automjet dhe 2 aparate celularë.

Në zbatim të planit të masave, për rritjen e prezencës së shërbimeve policore në territor, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, trafiqeve të paligjshme, kapjen e personave në kërkim apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, shërbimet e Policisë kanë shtuar kontrollet në akse rrugore dhe në qendra të banuara.

Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Mesnata”, në kuadër të të cilit Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, në bashkëpunim më Komisariatin e Policisë Lezhë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin A.Sh., dhe pasagjer shtetasin A.V., në bagazhin e këtij automjeti është gjetur një armë zjarri automatik me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.Sh., 37 vjeç dhe A.V.,27  vjeç, banues në Malësi të Madhe, të dy të dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit “.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img