Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me armë dhe municion luftarak nga Italia, lezhjani prangoset në hyrje të Portit të Durrësit

Shkruar nga Newsbomb
Me armë dhe municion luftarak nga Italia, lezhjani prangoset në hyrje

Ermir Vuksani, një 44 vjeçar me banim në Lezhë, është arrestuar nga Policia në hyrje të Portit të Durrësit. Ky shtetas, referuar njoftimit zyrtar, është arrestuar me armë zjarri në çantë, si dhe me sasi municioni luftarak.

"Shërbimet e Portit të Durrësit, në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe me autoritetet doganore të këtij Porti, si rezultat i kontrolleve intensive në hyrje/dalje ndaj shtetasve dhe mjeteve të transportit me të cilat ata udhëtojnë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Parandalimi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-Ermir Vuksani, 44 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një mjet prerës (thikë) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat, i arrestuari dyshohet se do t’i trafikonte drejt vendit tonë", njofton Policia e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.