Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me armë dhe drogë drejt Greqisë, arrestohet 35-vjeçari në Përmet

Shkruar nga Newsbomb
Me armë dhe drogë drejt Greqisë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar sllovak ka rënë në prangat e policisë në Përmet, pasi akozohet për trafikim armësh dhe droge.

Në pranga ka rënë shtetasi shtetasi L. D., 35 vjeç, banues në Sllovaki. Gjatë kontrollit në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj drejtuesit, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, një mjet prerës thikë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza.

Personinë fjalë u arrestua pasi  tentoi t’i kalonte armët dhe drogën, me automjet, drejt Greqisë.

Përmet/PKK Tre Urat

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Policinë vendore, masa të shtuara gjatë sezonit turistik, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gate”, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza.

Arrestohet në flagrancë 35-vjeçari (shtetas sllovak) që tentoi t’i kalonte armët dhe drogën, me automjet, drejt Greqisë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Tre Urat, Përmet, në kuadër të masave të shtuara për sezonin turistik dhe të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gate”.

Gjatë operacionit, në dalje të RSh-së, është kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjeti që drejtohej nga shtetasi L. D., 35 vjeç, banues në Sllovaki.

Gjatë kontrollit në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj drejtuesit, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, një mjet prerës thikë dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 35 vjeç, banues në Sllovaki.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese