Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me 72 kg drogë në kamion, shqiptari arrestohet në Francë

Shkruar nga Newsbomb
Me 72 kg drogë në kamion, shqiptari arrestohet në Francë

Një 59-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga nga policia franceze pasi është kapur duke transportuar 72 kg marijuanë. Ndërkohë sasia e drogës ishte fshehur në bagazhin e furgonit të tij.

Mirëpo, gjatë kontrollit në doganë, plani i tij ka dështuar. Më pas shqiptari, pa rrugëdalje i është dorëzuar punonjësve të policisë në degën e Antinarkotikëve të Policisë Gjyqësore.

Pas më shumë se 48 orë në paraburgim, ai është referuar në prokurorinë publike të Libourne.

59-vjeçari nuk ka dhënë asnjë detaj për ngjarjen pasi nuk ka pranuar të flasë para hetuesve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese