Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mbrëmjen e djeshme votoi qeverinë e re të propozuar nga Dimitar Kovaçevski.
Bëhet me dije se 62 deputetë votuan pro qeverisë së re, 46 kundër, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim.
Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talaf Xhaferi ka bërë një postim ku i uron edhe suksese qeverisë së re.
“Sapo e votuam përbërjen dhe programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në votim morën pjesë 108 deputetë, 62 votuan për, 46 kundër dhe askush nuk abstenoi nga votimi. Qeverisë së re i uroj sukses në punë dhe përparim në rrugën e integrimit evropian të shtetit”shkruan ai në postim.