Hapësire reklamuese

Bota

Me 60 kilogram kokainë dhe heroinë, 7 shqiptarë të arrestuar në Itali (EMRAT-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Me 60 kilogram kokainë dhe heroinë, 7 shqiptarë të arrestuar

Shtatë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane me akuzën e përfshirjes në një grup kriminal të transportit dhe shpërndarjes së drogës.

Hetimet e nisura nga autoritetet italiane në Kieti në vitin 2019 kanë çuar në pranga 12 persona, ndërsa për dy të tjerë është masa detyrim paraqitje.

Hetimi zbuloi se droga, kryesisht kokainë dhe heroinë vinte nga Shqipëria, dhe më pas depozitohej në Abruzzo. Shqiptarët e arrestuar në bashkëpunim me disa shtetas italianë më pas kryenin shpërndarjen e drogës që synonte tregjet e Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë, raporton neësbomb.al.

Ndër të arrestuarit është 36-vjeçari shqiptar Gjysho Bana me banim në Montesilvano, i cili është edhe administratori i një kompanie transporti me kamionë, raporton newsbomb.al.

Në pranga kanë rënë edhe Emiljan Guri, 31-vjeç, banues në San Benedetto del Tronto, Bujar Perlica, 49-vjeç, banues në Montesilvano, Edmond Roci, 45-vjeç, banues në Montesilvano, Brikeli Ziu dhe Miklovan Ziu, të dy me banim në Montesilvano dhe Armand Veliu, 34-vjeç, i arrestuar në Milano.

Hetimet nisën kur në vitin 2019 u zbulua rreth një kile kokainë e fshehur buzë lumit Alento në Francavilla al Mare. Ndërsa në total janë arrestuar 19 persona dhe janë sekuestruar 60 kilogramë lëndë narkotike, kokainë dhe heroinë.

Sondazh

Poll