Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me 5 plumba në trup dhe pranë një ferre, PAMJE TË RËNDA: Policia gjen një pistoletë te “Livadhet” në Shkodër, SMS-ja që nxori nga shtëpia Endri Mustafën

Shkruar nga Newsbomb

Endri Mustafa, 32 vjeçari i ekzekutuar me armë zjarri dhe i gjetur sot i pajetë në zonën e “Livadheve” në Shkodër, është qëlluar me 8 plumba dhe 5 prej tyre e kanë kapur në trup.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Policia ka gjetur një pistoletë pranë trupit të viktimës dhe 8 gëzhoja. 32 vjeçari prej tre ditësh ishte denoncuar si i zhdukur nga nëna e tij. Ka qenë një SMS që ka marrë në celular Endri Mustafa dhe ka dalë nga shtëpia në orët e vona të mbrëmjes, tre ditë më parë.

Sipas Policisë, trupi i viktimës është gjetur rreth orës 09.00 të mëngjesit në zonën e Livadheve. Psitoleta “Beretta” e gjetur pranë trupit të Mustafës, pritet t’i nënshtrohet ekspertimit balistik për të parë nëse ajo është e 32 vjeçarit apo e autorit/autorëve.

Në pamjet e mëposhtme, shihet trupi i viktimës i sfumuar, kur është gjetur mëngjesin e sotëm i shtrirë pranë një ferre në zonën e Livadheve.

Nga pozicioni i trupit të viktimës, shihet si ai është tërhequr zvarrë nga autorët dhe është lënë pas ferrës. Pra, duart janë të hapura mbrapa në mënyrë të pavullnetshme dhe tregojnë se Endri Mustafa është vrarë  dhe më pas është hedhur në zonën e Livadheve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll