Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Me 5 klandestinë në “Volkswagen” drejt Tiranës, arrestohet 28 vjeçari me banim në Stamboll (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi transportoi 5 klandestinë drejt Tiranës.

Në pranga ka rënë shtatasi Erigelsi Topalli, 28 vjeç, banues në Stamboll,  i cili kap në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, në Qafë Thanë, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volksëagen”, 5 emigrantë të paligjshëm.

I riu u kishte premtuar emigranatëve të paligjshëm kalimin drejt vendeve të BE kundrejt shumës së parave.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit shqiptar E. T., 28 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në aksin rrugor Pogradec-Tiranë, në Qafë Thanë, këtë shtetas duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volksëagen”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore

Më shumë

spot_img
spot_img