Tirana
clear sky
37.5 ° C
37.5 °
37.5 °
28 %
2.6kmh
0 %
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
34 °
Die
34 °
Hën
35 °
E enjte, 24 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Me 2600 fara kanabis në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Vlorë (DETAJE-EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Gazmant Sulçaj, 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë dhe Roel Sulçaj, 19 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Pesonat në fjalë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre.

Ditën e djeshme, në lagjen “10 Korriku”, në automjetin në pronësi të 19-vjeçait, që drejtohej nga 37-vjeçari shërbimet e Policisë gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan 2632 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen fara kanabisi, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Seksionin e Hetimit të Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

G. S., 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë;

R. S., 19 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre.

Ditën e djeshme, në lagjen “10 Korriku”, në automjetin në pronësi të shtetasit R. S., që drejtohej nga shtetasi G. S., shërbimet e Policisë gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan 2632 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img