Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Më 23 janar Shqipëria dhe Serbia do të takohen në Romë

Shkruar nga Newsbomb

Ky takim zhvillohet në funksion të stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe është propozuar në korrik të 2014 nga ish-ministrja Federica Mogherini gjatë vizitës që zhvilloi në Tiranë

Më 23 janar ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë do të takohen në Romë për të marrë pjesë në takimin trepalësh, të organizuar nga ministri italian Paolo Gentiloni. Ky takim zhvillohet në funksion të stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe është propozuar në korrik të 2014 nga ish-ministrja Federica Mogherini gjatë vizitës që zhvilloi në Tiranë.

Gjatë konferencës së përbashkët me homologun e saj në Tiranë, Mogherini deklaroi se ky takim do të kishte për qëllim nisjen e një dialogu trepalësh midis Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë për të kontribuar më tej në rritjen e stabilitetit në rajon.

Megjithatë, nga analistë të ndryshëm kjo nismë e Romës konsiderohet si një reagim ndaj samitit të organizuar në Berlin nga kancelarja Angela Merkel gjatë muajt gusht të vitit të kaluar me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese