Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Me 215 km/h në autostradë, pse Policia e Shtetit nuk gjobit “VIP-at” që shkelin ligjin??? (VIDEO FLAGRANTE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shtetit lajmëron përditë se ka nisur një fushatë për sensibilizimin e drejtuesve të mjeteve, e madje ka zbarkuar në terren me dhjetra posblloqe në pika të ndryshme të akseve kombetare, me qëllim ndëshkimin e shoferëve problematikë.

Mediave iu dërgohen njoftime e pamje nga aksionet e Policisë për patenta të bllokuara, shpejtësi disa herë mbi normat e lejuara,ndërkohë të ashtuquajturit “VIP-a” bëjnë show në rrugë me makina të modeleve të fundit, me mbi 200 km/h.

I tillë është dhe rasti i një prej personazheve që së fundmi është bërë “i famshëm”, Fation Kuqari. I riu nga Fieri, ka publikuar në rrjetet sociale një video teksa ecën me mbi 200 km/h (me sa kuptohet në autostradën Tiranë-Durrës), dhe me drita iu bën shenjë mjeteve para t’i hapin rrugën.

Dy shkelje flagrante të Kodit Rrugor.

Pse Policia e Shtetit nuk i ndëshkon këta persona, që në disa raste janë bërë burime aksidenti me pasoja të rënda. Një rast i tillë ka ndodhur pas Kryeministrisë, në mes të Tiranës, shkruan newsbomb.al. Jo me larg se një muaj më parë, një i ri me Audi luksoz lëvizte me shpejtësi skëterrë në autostradën e Vlorës dhe i mori jetën 4 anëtarëve të një familje.

Për t’ia lehtësuar punën uniformave blu, ne po vëmë në dispozicion videon e mëposhtme që “i famshmi” Fation Kuqari hedh gjithë krenari në Instagram, duke lëvizur me 215 km/h në autostradë, në një kohë që kufiri i lejuar i shpejtësisë është nga 90-110 km/h.

Ai ka në përdorim një Audi A5, me targë AA 200 ZF.

Më shumë

spot_img
spot_img