Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Me 19 vota pro, Edmond Ndou zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të qarkut Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
Me 19 vota pro, Edmond Ndou zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të

Me 19 vota pro dhe një kundër, Edmond Ndou i Partisë Socialiste është zgjedhur kryetari i i ri këshillit të qarkut të Shkodrës.

Më herët këtë post e ka mbajtur Marina Duhanit nga radhët e PSD, e cila pak ditë më parë njoftoi dorëheqjen për disa arsye personale. Pas dorëheqjes së Duahnit u thirr mbledhja për të zgjedhur kryetari i ri, nga ku doli dhe Ndou. Gjatë fjalës së tij para anëtarëve, ai u shpreh se do të punojë me përkushtim në të mirë të qarkut të Shkodrës.

Newsbomb.al më herër raportoi se këto lëvizje kanë sjellë edhe përplasje të fortë mes Tom Doshit dhe Edi Ramës. Dy politikanët që u ndanë formalisht në rrugën e tyre për shkak të një “non-grate” amerikane, por që kanë vazhduar për vite bashkëpunimin në hije me njëri-tjetrin, duket se tashmë janë “ftohur”.

Kjo përforcua edhe më shumë pas zgjedhjes së Ndout në këtë post, pasi ai është një zyrtar dhe politikan lokal i njohur në Shkodër. Ai ka qenë i angazhuar në strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe njihet si krahu i djathtë i deputetit Agron Çela. Me kalimin e këtij të fundit në grupin socialist, edhe Edmond Ndou është përfshirë në strukturat e partisë që drejtohet nga Edi Rama.

Mirëpo, a do të mbeten këto përplasje vetëm në kuadrin e një krize për vendimmarrje lokale, apo ajo do të zhvendoset edhe në Parlament?! Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate nuk janë pjesë e një koalicioni të mirëfilltë, por çdo vendim i mazhorancës që kërkon shumicë votash, partia e Tom Doshit ka ngritur kartonat jeshilë.

Lexo edhe: Tom Doshi përplaset me Edi Ramën, çfarë po ndodh në kryeqendrën e veriut?!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese