Hapësire reklamuese

Showbiz

Më 18 prill hapet aeroporti i ri, Stresi në avion paralajmëron: Do e zbresim me çdo kusht në Kukës

Shkruar nga Newsbomb
Më 18 prill hapet aeroporti i ri, Stresi në avion paralajmëron:

Më 18 prill do të inagurohet Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, i cili do të presë “çunat e Londrës”, kështu u shpreh pak ditë më parë kryeministri Edi Rama.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe reperi Stresi. Së fundmi ai ka publikuar një video, ku shihet brenda një avioni dhe shkruan se atë do ta ulë në Kukës me datë 18 prill, që njëkohësisht i bie edhe 7 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

“Biletat i keni falas! Do ta zbresim me çdo kusht në Kukës avionin më datën 18 Prill”, ka shkruar Stresi në Facebook.

Nuk dihet se çfarë ka dashur të paralajmërojë me këtë reperi, apo se çfarë planifikon.

Mbrëmjen e djeshme ministrja e Infastruktures, Belinda Balluku ka publikuar edhe disa pamje nga aeroporti teksa shkruante: Përgatitjet e fundit në ✈️aeroportin e ?Kukësit, ku pak ditë na ndajnë nga fillimi i operimeve. Mbajmë premtimin për t’i dhënë Kukësit një vepër gjigande dhe ??Shqipërisë aeroportin e dytë ndërkombëtar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll