Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Me 175 km/h te Autostrada e Saukut, Rrugorët heqin 14 patenta për 3 orën dhe në Tiranë-Durrës (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shoferët duket se “nuk hanë pykë” pas aksidenteve tragjike të ditëve të fundit dhe zbarkimit të Policisë Rrugore në terren, për ndëshkimin e atyre drejtues mjetesh që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, dhe bëhen burim aksidenti duke rrezikuar veten dhe të tjerët.

Mbrëmjen e djeshme Policia ka monitoruar akset Tiranë-Elbasan-Tiranë-Durrës-Tiranë, ku ka konstatuar drejtues mjetesh që lëviznin me shpejtësi “avioni”.

Referuar njoftimit zyrtar, prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 23:30  janë evidentuar nga kontrolli me radar 14  drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 136 km/h deri në 175 km/h, tejet të rrezikshme, burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.

Njëri prej drejtuesve të automjeteve i konstatuar  nga radari me shpejtësi 136 km/orë, shtetasi G.D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pas kryerjes së provës s alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin edhe në gjendje të dehur në masën 0.56mg/l.

Më shumë

spot_img
spot_img