Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Me 150 km/h “fluturoi” në rrugët e Tiranës, zbulohet kush ishte shoferi i BMW-së luksoze që për pak vrau 2 persona

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

31ca7f5182640ea6a879b1a3af9f93ab

Dy ditë më parë, pranë Ambasadës Italiane, përballë TVSH, dy makina u përplasën në një aksident të frikshëm rrugor. Ngjarja ishte tepër e rëndë, pasi 2 kalimtarë të rastit shpëtuan për më pak se 1 sekond nga vdekja e sigurtë.

Aksidenti u shkaktua nga një makinë e tipit BMW, version 750 LI, e cila me një shpejtësi mbi 150 km/orë hyri me të kuqe dhe përplasi një makinë Skoda. Kjo e fundit po vinte nga rruga e Liceut Artistik në drejtim të Kryeministrisë.

Shoferi i BMW-së që shkaktoi aksidentin ishte i riu Stiverjan Dashi, ku në rrjetet sociale shihet dëshira e tij për makina të shpejta. Para aksidentit të rëndë, i riu ka postuar disa foto në rrjetet sociale, ku shfaqet para makinës së tij luksoze.

I riu “i paprekshëm” nga policia, shihet se bën një jetë luksoze, ku pushimet i kalon në Dubai dhe Mykonos. Në rrjetet sociale ai tregon se është edhe një frekuentues i kazinove.

Nuk dihet pse ngjarja u tentua të mbahej e fshehtë nga Policia, ku rallëherë nuk u bën publike as rrethanat e aksidentit dhe as drejtuesi i automjetit BMW që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara në mes të Tiranës.

Çdo gjë në heshtje!

Mbetet për tu parë se çfarë mase është marrë ndaj drejtuesit të mjetit, të riut Stiverjan Dashi që për pak desh gjakosi rrugët e kryeqytetit nga shpejtësia e makinës.

Fatmirësisht nga ky aksident shpëtuan dy qytetarët, por edhe të aksidentuarit të cilët patën dëmtimet të lehta edhe pse goditja ishte e frikshme. Qytetari që drejtonte Skodën, quhej Dritan Telhaj. Ai hyri me semafor jeshil, konform rregullave të qarkullimit, ndërkohë që edhe dy qytetarët po kalonin vizat e bardha konform rregullave./Shqip

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img