Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kurushi, Hado dhe Plaku zgjidhen anëtarët e rinj të KLGJ

Shkruar nga Newsbomb
Kurushi, Hado dhe Plaku zgjidhen anëtarët e rinj të KLGJ

Klodian Kurushi do të jetë anëtari i ri në Këshillin e Lartë Gjyqësor nga radhët e Gjykatës së Lartë.

Bëhet me dije se Kurushi ka fiturar si anëtar i ri i KLGJ kundrejt Arsim Vokshit, për vendin që la bosh Medi Bici.

Klodian Kurushi ka fituar me 145 vota pro, kundrejt Asim Vokshit me 93 vota, ndërsa të pavlefshme rezultuan 8 vota.

Anëtari i dyti i KLGJ është zgjedhur Ridvan Hado në radhët e Gjyqatrëve të Apelit. Hado u votua me 140 vota pro kundrejt Vojsava Osmanaj e cila u votua 101pro, ndërsa 5 ishin numrat e pavlefshëm.

 Irena Plaku është anëtarje e tretë e re në KLGJ nga radhët e Gjykatës së Shkallës së Parë. Irena Plaku fitoi ndaj Manjola Xhaxhos për vendin që la Brunilda Kadi. Irena plaku 158; Manjola Xhaxho 75; Te pavlefshme 13.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu