Hapësire reklamuese

Politikë

“Me 14 maj të falimentojmë Rilindjen”, Meta nga Velipoja: Premtimi i Ramës për pagat u shua pa ardhur zgjedhjet

Shkruar nga Newsbomb
“Me 14 maj të falimentojmë Rilindjen”, Meta nga Velipoja:

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme ka zhvilluar një takim me strukturat në Velipojë, ku ka kërkuar që në zgjedhjet e 14 majit të votohet për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ai tha se duhet që me 14 maj të falimentohet Rilindja, teksa u shpreh se ora e llogaridhënies po vjen.

“Të mobilizohemi për një fitore më se historike. Shkodra e ka bërë zgjidhjen që me 6 mars. Po instikti i shkodranit triumfoi dhe i dha një prespektivë të gjithë Shqipërisë. Më 14 maj fitoria e Spahisë do jetë shumë e thellë dhe e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Me 14 maj të falimentojmë Rilindjen në pushtetin vendor dhe të rikthejmë llogaridhënien. Ne do të jemi njishat e transparencës dhe 7 ditë dhe ora e llogaridhënies po afron. Shikojmë dikë që dje hungurinte në Himarë dhe mos u habisni po qe që pollet diku të premten para zgjedhjeve. Nuk është faji jonë është tmerri nga qytarët. Premtimi qe dha për pagat u shua pa ardhur zgjedhjet”, tha Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese