Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Me 14 kg drogë në makinë, dy persona shkëmbejnë zjarr me policinë dhe ia mbathin mes maleve

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një operacion i Policisë së Kosovës ka bërë të mundur sekuestrimin e 14 kg drogë, e llojit kanabis sativa e ndarë në 13 paketime.

Policët po ndiqnin dy persona që posedonin lëndën narkotike dhe kanë bërë rezistencë kur janë ndaluar, ndërsa njeri prej tyre ka qëlluar me armë në drejtim të efektivëve. Automjeti po udhëtonte nga Prishtina drejt Gjilanit.

Të rinjtë sapo panë policinë ndërruan rrugë dhe u futën mes maleve, ndërsa rrugës hodhën drogën. Në momentin kur policia është afruar një prej tyre ka nxjerrë nga brezi armën duke qëlluar drejt policisë e cila është kundërpërgjigjur.

Nga përplasja me armë nuk ka persona të lënduar. Më pas të dyshuarit janë larguar në këmbë duke shfrytëzuar terrenin malor dhe kanë braktisur automjetet me të cilët po udhëtonin. Gjatë kontrollit në bagazhin e njërës prej makinave, policia ka gjetur dhe sekuestruar lëndën narkotike.

Aktualisht po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim të cilët janë të njohur për policinë dhe dyshohet se kanë qenë të përfshirë në ngjarje të tjera kriminale. 

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img