Është nisur me debate suenca e sotme, ku deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar edhe këtë herë foltoren.
Fjalën e ka mbajtur dhe deputetja Albana Vokshi, e cili ka njxerrë nga telefoni i saj një video, ku kohë më parë Rama shprehej se McGonigal është miku i tij.
Mirëpo në atë moment, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka hequr fjalën, duke thënë se kjo nuk është procesverbal.
Vokshi: Ky është procesverbali, turp nuk ka më turp, tregon mënyrën sesi ju po e keqdrejtoni këtë kuvend. Ju e lejoni që të veprohet në këtë mënyrë, këtu keni një video.
Rama në video nga telefoni i Vokshit: Ai është miku im
Nikolla: Ky nuk është procesverbal