Eurodeputeti David McAllister është pyetur për situatën në Partinë Demokratike, ku vetëm dy ditë më parë është shprehur rikthimin në krye të saj të Sali Berishës.
McAllister, i cili është një prej negociatorëve të marrëveshjes PS-PD në 2017-ën, nuk pranoi të bëjë asnjë koment, madje as të urojë Berishën për rikthimin e tij.
Ai tha se ka ardhur në Shqipëri si kreu i delegacionit të Komisionit Parlamentar për çështjet e jashtme. Për Berishën, do të diskutohet në Roterdam gjatë një mbledhje të Partive Popullore Europiane, simotrat e PD-së ku sipas McAllister do të ketë edhe një qëndrim për zhvillimet në PD.
“Sapo e thashë, unë jam këtu si kreu i delegacionit të Komisionit Parlamentar për çështjet e jashtme dhe nuk është vendi këtu për të diskutuar për çështjet e PD-së. Do të kemi një konferencë në Roterdam, me EPP dhe aty do të diskutojmë edhe për zhvillimet në Shqipëri”, u shpreh McAllister.