Policia hungareze njoftoi se ka arrestuar kapitenin e anijes, e cila u përplas me një anije tjetër në lumin Danub, ndërsa shkaktoi vdekjen e të paktën shtatë personave dhe zhdukjen e 21 të tjerëve.
Për ngjarjen, është ndaluar si i dyshuar kapiteni 64-vjeçar, nga Ukraina, nën dyshimin për sjellje të pakujdesshme gjatë lundrimit.
Anija që kishte në bord turistë nga Korea e Jugut, u përmbyt shtatë sekonda pas përplasjes me një anije tjetër.
Ndërkohë, janë zbehur shpresat se ndonjë nga 21 personat e zhdukur do të gjendet i gjallë. Raste të tilla rrallë ndodhin në Danub ku përgjithësisht lundrimi është i sigurt. Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha se turistët nuk kishin xhaketa shpëtimi.