Mbytja e anijes në Danub, arrestohet kapiteni

Publikuar tek: bota, më 08:23 31-05-2019 Mbytja e anijes në Danub, arrestohet kapiteni

Policia hungareze njoftoi se ka arrestuar kapitenin e anijes, e cila u përplas me një anije tjetër në lumin Danub, ndërsa shkaktoi vdekjen e të paktën shtatë personave dhe zhdukjen e 21 të tjerëve.

Për ngjarjen, është ndaluar si i dyshuar kapiteni 64-vjeçar, nga Ukraina, nën dyshimin për sjellje të pakujdesshme gjatë lundrimit.

Anija që kishte në bord turistë nga Korea e Jugut, u përmbyt shtatë sekonda pas përplasjes me një anije tjetër.

Ndërkohë, janë zbehur shpresat se ndonjë nga 21 personat e zhdukur do të gjendet i gjallë. Raste të tilla rrallë ndodhin në Danub ku përgjithësisht lundrimi është i sigurt. Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha se turistët nuk kishin xhaketa shpëtimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vullkani Etna riaktivizohet sërish, nga mali del llavë
Filipinet i kthejnë mbrapsht toneleta të tëra plehrash Kanadasë »
Article Logic
Execution time: 0.0099990367889404
array(1) { ["section"]=> string(51) "mbytja-e-anijes-ne-danub-arrestohet-kapiteni-166375" }