Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë gjatë xhiros me skaf, ndryshon akuza për Indrit Bajraktarin (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë gjatë xhiros me skaf,

Ka ndryshuar akuza për Indrit Bajraktarin, të riun me të cilin po bënte xhiro në det në Velipojë, 17 vjeçarja Enisa Doda, e cila ra dhe u mbyt. Ngjarja e rëndë u shënua më 19 gusht të 2020.

Bëhet me dije se Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur çështjen dhe ka vendosur që i pandehuri të akuzohet për “vrasje nga pakujdesia” dhe jo “vrasje me dashje”, siç u raportua në fillim.
Me këtë akuzë të re i riu mund të ketë një dënim minimal si gjobë, ose të dënohet deri në 5 vite burg.

Ndryshim i akuzës për Indrit Bajraktarin, është bërë nga prokurorja e çështjes, Franceskina Lekani, e cila në dosjen penale thotë se: ”…i pandehuri me mendjelehtësi ka krijuar bindjen se është në gjendje që së bashku me të ndjerën të bëjë një shëtitje me motor uji,në një distancë të konsiderueshme nga bregu i detit,se është në gjendje të shmangë pasojat kriminale, mbytjen në ujë të vetë atij apo të shtetases Enisa Doda. Bajraktari, ka besuar në forcat e aftësitë e tij se mund ta bëjë shëtitjen me motor uji pa i ardhur atij apo të ndjerës ndonjë pasojë e rendë,siç mund të jetë mbytja në ujë e 17-vjeçares Enisa Doda…”, shkruan oranews.

Më tej thuhet se gjatë shëtitjes në ujë, Indrit Bajraktari ka humbur kontrollin e mjetit dhe më pas kanë rënë në ujë, ku si pasojë u mbyt 17-vjeçarja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu