Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mbyti me qese piktoren italiane, burg  PËRJETË për 30 vjeçarin shqiptar (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Krimeve të Rënda në Bari dënoi me burgim të përjetshëm 30-vjeçarin shqiptar Ogert Laska, i cili vrau piktoren italiane 71-vjeçare Rosa Maria Radiçi, më 13 nëntor 2016. 

Gruaja, me profesion piktore u mbyt nga shqiptari i cili i vuri një qese në kokë dhe më tej e la pa frymë duke e mbytur. Shqiptari ka punuar në picerinë e djalit të viktimës, ku lante pjata. I riu ishte pushuar nga puna në fund të gushtit 2016 dhe për hetuesit, ishte pikërisht kjo arsyeja ai ka vrarë të ëmën e ish-shefit të tij për tu hakmarrë.

Olgert Laska ka refuzuar gjithmonë akuzat që rëndojnë ndaj tij, duke u shprehur se nuk ka gisht në vrasjen e 71-vjeçares. Por prokuroria posedon pamje filmike nga kamerat e zonës, ku dallohet shqiptari në shëtitoren buzë detit, ku ndodhet edhe banesa e viktimës dhe u ndal në hyrje të kompleksit rezidencial të së moshuarës.

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll