Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Mbyti gruan në sy të foshnjes, zbulohet çfarë sendi i kërkoi 32-vjeçari vëllait që e vizitoi në burg: Më sill nga shtëpia…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

32-vjeçarin Babis Anagnostopulos vetëm dy persona e kanë vizituar në burg, pasi ai pranoi vrasjen e gruas së tij Caroline Krautz.

Ata janë avokati dhe vëllai i 32-vjeçarit me profesion pilot. Të shtunën pasdite ai i mori të vëllait disa rroba ndërsa piloti i kërkoi një libër.

Mediat greke bëjnë me dije se ai kërkoi librin e gjeofizikanit David Begoviç “Origjina e gjithçkaje”, një libër për civilizimin njerëzor nga Big Bengu deri në ditët e sotme.

Policia ka qenë e habitur nga qetësia e madhe që ka treguar 32-vjeçari në qeli. Prej dje ai ka kërkuar vetëm një kartë telefonike për të komunikuar me familjarët e tij.

Ndërkohë zbardhet një tjetër deklaratë e tij në polici, lidhur me fëmijën e tij.

“Falja është një fjalë e vogël. Jam shkatërruar… Më intereson vetëm fëmija, kam fshehur të vërtetën vetëm që të jem në gjendje ta rris atë. Unë e meritoj ndëshkimin tim dhe refuzova të ekzaminohem nga një psikiatër. Unë jam plotësisht i vetëdijshëm për atë që ka ndodhur. Unë dua edhe një gjë. Fëmija ynë, Lidia të shkojë ose në familjen time ose në familjen tjetër. Lidia është gjithë jeta ime. Grindjet që kishim me Caroline kishin të bënin vetëm me fëmijën tonë.

Më shumë

spot_img
spot_img