Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Mbyti djemtë e tij autikë dhe gruan që të përfitonte 3 milionë $ sigurime, dënohet me qindra vite burg 45-vjeçari në SHBA

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

93ecbf0170174de69a99b33b95a6f662

Një burrë nga Kalifornia që mbyti dy djemtë e tij autik, është dënuar me mbi dy shekuj burgim për planifikimin e vrasjes së partneres dhe fëmijëve.

Ali F. Elmezayen, 45-vjeç, ka marrë dënimin maksimal për mashtrim, vjedhje identiteti, pastrim parash dhe planifikim të vrasjeve.

“Ai është një gënjeshtar shumë i zoti dhe nuk është asgjë më tepër sesa një vrasës brutal. Për të vetmen gjë që ankohet është se u kap nga autoritetet”– ka thënë gjykatësi John F. Walter.

Gjykatësi gjatë seancës ka publikuar incizimet e bisedave telefonike, ku Elmezayen dëgjohet duke pyetur zyrtarët e kompanisë së sigurimit nëse sigurimi i tij është ende aktiv dhe a do të shpaguhet në rast se ndonjë anëtar i familje humb jetën dhe nëse ekspertë të kompanisë do të hetojnë “aksidentin” e mundshëm.

“I pakënaqur me gjendjen financiare dhe atë në familje, Elmezayen kishte mashtruar duke marrë miliona dollarë nga paketa e sigurimit, e më pas ishte hedhur në det me familjen me qëllim që të mund t’i tërhiqte paratë”– ka thënë avokati Nick Hana.

Më pak se dy javë pasi kaloi ai afat në 2015, Elmezayen drejtoi Hondan Civic e tij nga një skelë në Portin e Los Angeles drejt e në ujë dhe shpëtoi nga dritarja anësore e shoferit ndërsa ish-gruaja dhe dy djemtë e tij ishin bllokuar brenda makinës që po fundosej. Ish-gruaja e tij, Rabab Diab, mbijetoi, por të dy djemtë e tij – Abdelkarim, 8 vjeç dhe Elhassan, 13 – u mbytën para se ekipet e shpëtimit të arrinin tek ata.

Ai përveç se është dënuar me 212 vite burgim, duhet të paguaj dëmshpërblimin prej 261.751 dollarësh.

Atë e pret akoma gjykimi për akuzat për vrasje, ku pritet të dënohet me burgim të përjetshëm.

Më shumë

spot_img
spot_img