Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rrezikon të mbytet një pushues në plazhin e Qerretit (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Rrezikon të mbytet një pushues në plazhin e Qerretit (EMRI)

Një pushues ka rrezikuar të mbytet sot pasdite në plazhin e Qerretit në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 18:00, ndërsa mësohet se personi në fjalë është Naim Tola nga Tirana, rreth 50 vjeç. Ai u dërgua fillimisht me urgjencë në spitalin e Durrësit dhe fatmirësisht mundi të mbijetojë.

Ky ka qenë një sezon shumë i vështirë sa i takon ngjarjeve të tilla fatkeqe, me shumë pushues që janë mbytur edhe për shkak të mungesës së rojeve vëzhguese nëpër bregdete.

"Rreth orës 19:20, në Qerret, duke u larë në det, ka rrezikuar të mbytet shtetasi N. T., 50 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll