Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mbytet me një qershi, vdes rrugës për në spital fëmija 16 muajsh, prindërit 'luftë' me trafikun e Tiranës për të shpëtuar të voglin

Shkruar nga Newsbomb

Një fëmijë 16 muajsh me origjinë nga Pakistani ka vdekur në Tiranë mbrëmjen e djeshme. Mësohet se fëmija ka ndërruar jetë rrugës për në urgjencën Pediatrike në QSUT.

Shkak për ngjarjen e rëndë është bërë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga një kokërr qershie.

Ndërkohë, në momentin që po e dërgonin në spital, prindërit e fëmijës kishin mbetur në trafik në Tiranë. Pas kësaj ata i kanë kërkuar ndihmë patrullës 'Shqiponja', por ka qenë tepër vonë për vogëlushin.

Mjekët e urgjencës së QSUT tentuan menjëherë oksigjenimin dhe frymëmarrjen artificiale por nuk mundën ta rikthejnë në jetë të voglin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.