Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
48 %
1kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Mbytet JAHTI në detin Jon, policia kufitare shpëton italianin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia kufitare e Sarandës ka shpëtuar një shtetas italian në detin Jon.

Italiani ishte nisur me jaht nga Korfuzi për në Sarandë, por jahti ishte mbytur vetëm dy milje larg bredetit të Sarandës.

Pas sinjalit SOS, polica kufitare ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka mundur të shpëtojë italianin, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Italiani ka deklaruar në polici se ishte nisur për turizëm, por mbetet enigmë arsyeja se pse jahti u përmbyt.

Ndërkohë, policia ka hapur hetimet dhe po punon për zbradhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Sarandës shpëton një shtetas italian, i cili kishte mbetur në det të hapur rreth 2.5 milje larg bregut të detit në një mjet shpëtimi (varkë shpëtimi)

Në mesditë në Sallën e Drejtimit të Komisariatit të Policisë Kufitare ka ardhur një thirrje për ndihmë, pasi një mjet tip skaf rrezikohej të mbytej në Qefal.

Me marrjen e informacionit u nisën dy mjete lundrimi të Policisë Kufitare dhe është vënë menjëherë në djeni edhe QNOD-ja.

Pas shumë lëvizjesh dhe kontrolli në det, njëra nga patrullat e Policisë Kufitare me mjetin e Policisë BP 01 në thellësi të ujërave, drejtimi “Gjiri i Inerteve”, ka konstatuar një mjet shpëtimi tip “sader” (plastik, mushama) pa motorr dhe një person mbi të.

Policia Kufitare është afruar me shpejtësi në drejtim të tij dhe e ka marrë në bordin e mjetit lundrues të Policisë, shtetasin italian G.B., 40 vjeç nga Napoli.

Shtetasi italian ishte nisur nga Korfuzi i vetëm me mjetin tip motoskaf, me leje, por ka pësuar defekt dhe mjeti është mbytur 2.5 milje larg bregut të detit në Qefal. Ai perdori varken per shpetuar.

Shtetasi italian ka falenderuar Policinë Kufitare që reagoi në kohë dhe i shpëtoi jetën pasi ndihej i rrezikuar për t’u mbytur. @ Sarandë

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img