Hapësire reklamuese

Bota

Mbytet gomonia me emigrantë në Mesdhe, mbi 60 të zhdukur

Shkruar nga Newsbomb
Mbytet gomonia me emigrantë në Mesdhe, mbi 60 të zhdukur

Një gomone e cila vinte nga Zwara është mbytur në brigjet e Libisë, duke bërë që 61 persona që ishin në bord të zhduken.

Gomonia me 86 emigrantë në total është mbytur në brigjet e Libisë.

Lajmi është bërë i ditur nga “International Organization for Migration”, organizata ndërkombëtare e emigrantëve.

Zëdhënësi i organizatës, Flavio Di Giacomo, përmes një postimi në rrjetin social “X”, shtoi se “mbi 2250 njerëz kanë humbur jetën në Mesdheun qendror këtë vit. Një numër që për fat të keq tregon se nuk po bëhet mjaftueshëm për të shpëtuar jetë në det”

Alarmi i parë u dha nga qendra e kërkim-shpëtimit në Romë me kërkesë të rojes bregdetare libiane.

Anija Ocean Viking të SOS Mediterranee, kishte arritur të shpëtonte 26 emigrantë duke i grumbulluar në bordin e një varke të vogël.

Më pas anija mori urdhër të kthente kursin e saj drejt Italisë me destinacion portin e Livornos.

Të mbijetuarit u kthyen në Libi. Në portin e Tripolit ata deklaruan se fillimisht në gomone ishin  86 persona.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese