Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Mbyllje në orën 18.00 dhe karantinë totale në fundjavë? Mblidhet Komiteti, çfarë pritet të vendoset sot

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4a365eddb81957533fb3adfa157f8f7d

Komiteti Teknik i Ekspertëve, pritet të mblidhet sot për të vendosur për masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Masat kufizuese dy javore që u lajmëruan në datë 10 shkurt dhe hynë në fuqi me datë 11, skadojnë sot, ndaj pritet që Komiteti të mblidhet dhe t’i propozojë Qeverisë shtrëngimin e masave.

Ky shtrëngim është kërkuar dhe nga shumë qytetarë për shkak të rritjes së frikshme të rasteve pozitive ditore dhe vdekjeve. Prej afro një muaj numri i rasteve pozitive ditore është bërë 4-shifror, ndërsa mesatarja e jetëve të humbura është 15 në ditë.

Paraprakisht, nga burime jozyrtare është thënë se sot Komiteti do të vendosë për kufizimin e lëvizjes nga ora 18.00 e mbrëmjes deri në 06.00 të mëngjesit. Gjithashtu, pritet që të ketë dhe një lajmërim për mbylljen totale të fundjavave, për 14 ditë.

Vetëm dje sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, janë kryer 3897 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1021 qytetarë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin.

Më shumë

spot_img
spot_img